Ka kaluar pak më shumë se një vit nga vdekja tragjike e reperit Mac Miller dhe duket se pasuria e tij që shkon në shumën 11 milionë dollarë, do të ndahet mes miqve dhe familjes.
Para se të ndërronte jetë, Mac la një testament me udhëzime specifike për njerëzit e afërt në jetën e tij, duke përfshirë lënien e rrobave dhe pajisjeve elektronike mikut, Bryan Johnson.
Kjo do të thotë që shoku i tij do të ketë në pronësi të gjitha pajisjet teknologjike nga televizori te laptopi dhe iPad-i. Një tjetër mik, Q Chandler-Cuff, do të marrë të gjitha bizhuteritë që vlerësohen të kushtojnë “disa dhjetëra mijëra dollarë”.
Vlera neto e vlerësuar e reperit arriti në rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të pasurive, ndërsa prindërit dhe vëllai i tij, Miller McCormick, do të marrin shumicën e pasurisë. Kjo ndarje i lë familjes 5 milionë dollarë që ishin të ruajtura në bankë.
Ajo që bie në sy ishte që reperi nuk i ka trashëguar asgjë, ish-të dashurës së tij, këngëtares me famë botërore, Ariana Grande.
/Opinion.al/