Ai është një ndër këngëtaret më të mirë shqiptarë por prej kohësh nuk e kemi parë aktiv në skena apo festivale të ndryshme.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin një ndër zërat më të mirë mashkullorë të muzikës shqiptare i cili para disa vitesh na ka përfaqësuar në Eurovizion. Por, fatmirësisht Luiz Ejlli i është rikthyer jetës së tij artistike, pas një ndërprerjeje të gjatë. Kështu, pasi i dha fund lidhjes së dashurisë me Megin, vajzën e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Ejlli duket se ka lënë gjithçka pas krahëve, për t’u marrë seriozisht me karrierën e tij artistike.

Advertisement

Ai ka përgatitur një këngë në bashkëpunim me këngëtaren Rezarta Smaja, me të cilën do të marrin pjesë në festivalin e RTSH-së.