Pak orë pas publikimit të këngës së Shakirës, e cila u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, Clara Chia Marti ndau në llogaritë e saj “emoji” e një buzëqeshjeje.
“Një ujk si unë nuk është për djem si ti. Jam shumë e madhe për ty ndaj përfundove me një të ngjashme me ty”, thotë ndër të tjera këngëtarja kolumbiane e cila tallet edhe me Clara Chia, të dashurën e re të Pique. “Unë vlej sa dyfishi i një që është 22. Ndërrove një Ferrari për një Twingo. Ndërrove një Rolex për një Casio” , thekson mes të tjerash ajo në këngën e cila tashmë ka pushtuar rrjetin me shpejtësi.
Vjen reagimi i Clarës me shumë mundësi e sigurt për dashurinë që Pique ndjen ndaj saj, thjesht la të kuptohej se nuk e vriste mendjen nga ky gjest i Shakiras dhe asgjë më shumë. Por më pas u pendua dhe e fshiu postimin.
Ndërkohë, kënga mori vlerësimin e Wanda Naras, e cila rishpërndau një varg të destinuar për t’u bërë himn i ri femëror: “Gratë nuk qajnë, ato faturojnë”.
Kënga quhet “BZRP Music Sessions #53” dhe në pak orë është kthyer në një nga këngët më të dëgjuar. Hiti i Shakirës ka pushtuar rrjetin, pasi është qartësisht një këngë që i kushtohet ndarjes së saj me Piquen.