Sigurisht që problemi i shfaqur me ngadalësimin e telefonave të kompanisë Apple, shkaktoi pakënaqësi dhe mjaft polemika anembanë botës.
Megjithatë, së fundmi, me anë të një letre të hapur, kompania Apple duket se ka vendosur të rifitojë besimin e klientëve duke u kërkuar falje atyre për ngadalësimin e telefonave iPhone të vjetër.
“Nuk kemi bërë kurrë asgjë dhe nuk do të bëjmë kurrë asgjë për të shkurtuar vullnetarisht jetën e pajisjeve të Apple”, shkruhet në letër.
Po ashtu kompania njofton një ulje të çmimeve të baterive jashtë garancisë.
“Në fillim të 2018-ës ne do të bëjmë një përditësim të sistemit IOS dhe do t’ju mundësojmë klientëve më shumë shikueshmëri në statusin e tyre të baterisë”, shkruhet në letrën publike.
Shpresojmë që kjo të ndodhë vërtet…