Pas Turjan Hyskos largohet dhe Orinda Huta, ja ku do e shikojmë në sezonin e ri televiziv

Pas 14 vitesh karrierë, largimi i Turjan Hyskos nga Vizion Plus ishte një lajm i papritur për të gjithë. Ai së bashku me aktorët e “Apartamenti 2xl” u larguan drejt televizionit Klan për të shfaqur emisionin e humorit “Duplex”.

Sipas burimeve të Gazetës Express, tashmë edhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta do të jetë këtë sezon televiziv në Klan dhe pikërisht si anëtare e jurisë që do të gjykojë artistët e rinj në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike 2018”.

Advertisement

Prej vitesh ajo ka drejtuar emisione të ndryshme si “Vizioni i Pasdites”, “Fustani i ëndrrave” dhe “Cover”, por duket se dhe për të ishte koha për të nisur një kapitull i ri.