Stresi e nisi vitin mbarë duke u rikthyer me të dashurën e tij.

Madje këtë herë ai duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe është aq i përkushtuar saqë ka përveshur edhe mëngët për të gatuar për të dy.

Advertisement

“Përgatisim ushqimin para se të ikim në palestër. Ti lëmë gati që kur të kthehemi nga palestra, mmmm…”,- shprehet Stresi në videon që ka postuar, i cili duket i kënqaur me shijen e gatimeve të tij.

E kuptuam që “bad boy”, Stresi po bëhej çun për shtëpi që kur postoi video duke parë telenovela turke, por që do bëhej kaq shumë çun për shtëpi nuk na e mori mendja!