Pas shumë muajsh, më në fund Jennifer Lopez flet për lidhjen e saj me Ben Affleck

Prej disa muajsh tashmë këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck janë në një marrëdhënie. Paparacët kanë bërë shumë fotografi të të dyve por asnjëri se kishte konfirmuar.

Gjatë një interviste të fundit me Zane Lowe ajo është shprehur shumë e lumtur me jetën e saj.

Advertisement

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mire. Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.