Aktori i famshëm, Brad Pitt, është duke hedhur hapa të mëdha në jetën e tij.

 

Advertisement
Pas ndarjes nga aktorja dhe humanitarja dy vjet më parë, 54-vjeçari është fotografuar në gjendje mjaft të mjeruar, duke abuzuar me alkoolin dhe duke humbur karizmën e tij.

Por duket se të gjitha këtyre iu ka ardhur fundi pasi ai tashmë i është nënshtruar terapive, ka lënë alkoolin dhe duket mjaft entuziast dhe i shëndetshëm për jetën. Kështu të paktën janë shprehur burime të ndryshe të revistës People.

“Brad duket se është në një vend më të mirë tani”.

“Ndarja ishte shumë e errët për të, por së fundmi ai duket më i shëndetshëm dhe më i lumtur. Ai duket shumë i entuziasmuar për jetën”, kanë thënë këto burime të revistës.

Pitt dhe Jolie janë ende duke negocuar për divorcin e tyre dhe kujdesin e gjashtë fëmijëve: Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 11 dhe binjaket 9-vjeçare Knox dhe Vivienne.

Vitin e kaluar, aktori foli me ëmbëlsi në një intervistë për GQ sa i përket depresionit dhe si fëmijët po e ndihmojnë që të tejkalojë krizën.