G-Eazy nuk kishte asnjë problem ndërsa performonte tek GMA Summer Concert hitin “You & I”, në bashkëpunim me ish-in, por Halsey nuk e kishte aspak të thjeshtë të këndonte këtë fundjavë.
Pasi zhduku çdo shenjë të reperit nga rrjetet e saj sociale, këngëtarja 23-vjeçare shfaqi emocione të forta në skenë gjatë “Sorry”, duke shpërthyer në lot dhe ndaloi kështu së kënduari për disa momente.
Duket se fraza “dikush do të të dojë, por dikush nuk jam unë” e ka prekur aq shumë këngëtaren, sa që kjo e fundit nuk i ka mbajtur dot lotët.
When #Halsey started crying tonight during #Sorry my heart is shattered pic.twitter.com/8E3UIUVblZ
— Aurora? (@Aurora_______1) July 7, 2018
Thuhet se shkaku i ndarjes ishte tradhëtia nga ana e G-Eazy, gjë që nuk është aspak e lehtë të kalohet.