Vera që lam pas ishte pa diskutim vera e dasmave VIP.

Dhe pse nuk kemi qenë të ftuar në këto dasma, i kemi ndjekur hap pas hapi ato nëpërmjet rrjeteve sociale, ku të gjithë e kemi parë luksin dhe dekorin e mrekullueshëm në secilën prej tyre.

Advertisement

Dasma e fundit VIP që u përfol dhe për shkak të vendit në të cilin u zhvillua ishte e ajo e stilisit Valdrin Sahitit me të bukurën Edita Ramadani. Ata së bashku me miqt më të ngushtë fluturuan drejt Los Angeles për të kurorzuar dashurinë e tyre me martesë dhe realizuan një set fotografik mjaft të veçantë.

Megjithatë, teksa janë duke pushuar disa ditë atje, “Prive” ka zbuluar se Valdrini dhe Edita aktualisht janë në pritje të ëmbël të një fëmijë që me siguri do të zbukurojë jetët e tyre.

 

Sa bukur kur pas martesës vjen një tjetër lumturi më e madhe në jetë!