Pas Marinës, largohet dhe Edi Manushi

Pas largimit të Marinës një vit më parë dhe një sezoni që ai e moderoi vetëm, mbrëmjen e djeshme nga Top Arena, Manushi dha lajmin se ky ishte takimi i fundit për të me “Procesin Sportiv” pas 10 vitesh.

Advertisement

Në natën e fundit të këtij sezoni, pas finales së madhe të Botërorit “Rusi 2018”, Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari u vunë përballë njëri-tjetrit te “Këndi i së vërtetës”. Prej andej, si fillim Manushi zbuloi disa veçori nga jeta jashtë “Procesit”, por nuk la pa përmendur edhe njerëzit me të cilët gjatë këtyre viteve ka ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Pas pyetjes së Fjoralbës “A është e vërtetë se Marina ka qenë partnerja më e mirë për të?”, Manushi tha: “Shumë e mirë. Janë tre njerëz që unë dua t’i falënderoj shumë sonte. Marina, Gëzim Sinemati dhe ai që për 10 vjet më flet në kufje, Gledi Nallbani…”

Por pyetja që i kanë bërë shumë shpesh këto kohë, sonte mori përgjigje konkrete: “Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”? Pasi u mendua një çast (edhe nga emocioni), Manushi tha: “Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit….”