Sa emocionuese!
Charlie Puth publikoi një këngë të re nga albumi i tij i dytë”Voicenotes” (11 maj) mbrëmjen e djeshme. Kënga e re titullohet “Change” në bashkëpunim me James Taylor. Zakonisht këngët e albumeve publikohen të premteve dhe jo të dielave, por Charlie kishte një arsye shumë të mirë që “Change” të publikohej mbrëmë. Dhe kjo ndodhi për shkak se ishte dita pas marshimit “March For our Lives” ditën e së shtunës, duke protestuar kundër përdorimit dhe lejimit të armëve.
“Kjo këngë u është dedikuar të gjithë nxënësve të Parkland, çdo jete të humbur nga përdorimi i paarsyeshëm i armëve dhe gjithë botës”, shkroi Puth në Twitter.
“Change” është një baladë me piano dhe kitarë ku Charlie Puth dhe James Taylor këndojnë rreth gjendjes aktuale të shoqërisë sonë. Dëgjojeni më poshtë: