Pavarësisht se të gjithë e dimë se modelet duhet të jenë elegante, Gigi Hadid është kritikuar për rënien në peshë.
Për këtë arsye supermodelja nuk ka nguruar t’iu kthejë përgjigje të gjithë kritikuesve nëpërmjet një statusi në Twitter, e cila ka zbuluar se është dobësuar për shak të sëmundjes “Hashimoto Thyroidits”. Kjo sëmundje shkakton humbje peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë Sipas Mjekëve kjo sëmundje mund të kërkojë muaj ose vite për tu diagnostikuar dhe shkaktohet pasi sistemi imunitar sulmon gjendrat e tiroides duke i bërë ato të fryhen e të dëmtohen.
“Për të gjithë ju që pyesni pse trupi im ka ndryshuar ndër vite, ndoshta nuk e dini që kur fillova, 17 vjeç, nuk isha ende e diagnostikuar me Hashimoto Thyroidits.”,- shkruan Gigi.