Pas kaq shumë vitesh ‘All i Want For Christmas’ e Mariah Carey bie nga ‘froni’.

Prej disa vitesh e deri më sot, kënga e Krishtlindjeve “All I Want for Chritsmas Is You” e Mariah Carey ka qenë ajo që ka dominuar top-listën si në radio ashtu edhe në TV.

Që kur u publikua në 1994 e deri më sot, është kënga sezonale më e luajtur në vitet e fundit , më shumë se klasikët si White Christmas apo edhe Jingle Bells.

Advertisement

Mariah, me këtë sukses të fundit, e ka shpallur veten mbretëresha e Krishtlindjeve dhe ka marrë edhe miliona dollarë që nuk ishin buxhetuar falë kësaj kënge.

Por këtë vit ajo duket se ka arritur pikën kulminante dhe njerëzit po preferojnë të dëgjojnë melodi të tjera të Krishtlindjeve , pasi kënga e Carey nuk po ka ndikimin që kishte në të kaluarën e Krishtlindjeve.

E regjistruar në stilin Phil Spector, kënga e autorit të Walter Afanasieff nuk po kalon një sezon të fortë . Dhe numrat e vërtetojnë këtë. Në vitet e mëparshme, në këtë pikë, kënga lëvizte rreth Top 5-ve, madje arriti në numrin 1, por sipas Spotify dhe iTunes, ‘All I Want For Christmas Is You’ qëndron në numrin 10 ose më poshtë.

Në iTunes, kënga renditet e 35-ta, ndërsa në Spotify, kënga ‘Rockin Around the Christmas Tree’ është në vendin e tretë.