Pas Justin, edhe aktorja e njohur shpërthen në lot rrugëve të New York-ut

Ju kujtohet kur Justin Bieber nisi të qante ne mes të rrugës, i shoqëruar nga e fejuara e tij, Hailey Baldwin dhe kjo e fundit që e mbështeste?

E njëjta situatë ka ndodhur dhe me aktoren britanike mjaft të njohur për rolin e saj si Sansa Stark në “Game Of Thrones”, Sophie Turner.

Advertisement

Aktorja u fotografua me lot në sy, teksa ecte krah partnerit të saj, aktorit dhe këngëtarit Joe Jonas në ditëlindjen e tij të 29-të. Pas  publikimit të fotove nga “TMZ”, Turner zbuloi arsye përse po qante në Twitter dhe të gjitha vajzat do e kuptojnë menjëherë: hormonet.

“Falenderoj Zotin që kam një të dashur të ëmbël. Periodat të shkatërrojnë” – shkruante Sophie.