Nuk do të mungojë vetëm Gigi Hadid në sfilatën e Victoria’s Secret që do të zhvillohet në Shanghai, Kinë.

Edhe këngëtares së njohur  i është mohuar viza nga autoritetet kineze, duke i shkatërruar planet për të performuar në shfaqjen e modës që do të mbahet në fund të muajit.  Si duket Kina i mban inat Katy perry-t që nga viti 2015 kur ajo në një koncert në Tajvan, mbante  veshur flamurin tajlandez.

Advertisement

Tajvani shpesh është i ndaluar të përdorë himnin dhe flamurin kombëtar në ngjarjet ndërkombëtare. Gjithashtu këngëtarja, gjatë koncertit të saj në po në Tajvan që u mbajt në vitin 2015, veshi një fustan me luledielli dhe kjo gjë i acaroi zyrtarët kinezë pasi veshja  dukej sikur i referohej “Revolucionit të  lulediellit”, të Tajvanit.

Por edhe pse në faqet e internetit të medias sociale në Kinë, Weibo, qarkullon një letër ku tregon se Perry ka shkruar se do të vëzhgonte dhe do të vepronte sipas ligjeve dhe rregullores kineze, duket se këta të fundit janë treguar shumë striktë duke ia mohuar vizën këngëtares.