Javën që kaluam na u duk sikur të ishim pjesë e familjes së Tunës dhe Patrisit, pasi gjithçka lexonim në rrjet ishte për marrëdhënien e tyre.

Portalet, nisur nga një prononcim i “Prive” aluduan se në fakt kishte pasur një krisje në çift dhe Tuna e Patrisi po e mendonin ndarjen. Pasi fansat e tyre po kërkonin fjalën e vetë çiftit lidhur me gjithë detajet që po qarkullonin në rrjet, Patrisi theu heshtjen duke postuar një foto me Tunën dhe të voglin Tian ku kishte shkruar: Lumturi.

Advertisement

Kaq duhej që fansat të qetësoheshin… ndërkohë po pritej edhe ndonjë reagim nga Tuna, e për të mos zhgënjyer pritshmëritë, kjo e fundit postoi një video direkt nga krevati, ku Tiani po luante me babi Patrisin.