Pas fejesës vjen birësimi

Si fillim fejesa dhe më pas birësimi! Sean Penn ka kërkuar të birësojë djalin tre vjecar të së fejuarës së tij Charlize Theron.

“Sean e dinte se për ti fituar zemrën Charlize-s duhej te krijonte një lidhje të fortë me djalin e saj Jackson” ka treguar një prej miqve të tij.
Aktorët shoqëroheshin prej më se një viti dhe janë fejuar Nëntorin e kaluar në Paris. E ndërsa ende nuk kanë caktuar datën e dasmës, tashmë kanë nisur planet e “përgjithmonë të lumtur”.
“Të dy kanë në plan të birësojnë sërish për ta bërë Jackson-in me motër ose vëlla”, ka thënë burimi i afërt i ciftit.
Penn më parë ka qenë i martuar me Madonna dhe Robin Wright dhe ka dy fëmijë.

Advertisement