Ligji antiduhan, gjoba katër subjekteve në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, zhvilluan dje një inspektim të përbashkët për zbatueshmërinë e “Ligjit Antiduhan” në qytetin e Durrësit.

Gjatë inspektimit janë kontrolluar 42 njësi tregtare, si bare, restorante, pika bastesh sportive etj ndërsa u vendosën katër gjoba në katër subjekte tregtare që nuk e respektonin ligjin me nga 300 mijë lekë secila, si dhe dy raste të tjera u gjobitën me nga 5 mijë lekë për dy duhanpirës .
Inspektimi u ndoq nga afër nga Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj, si dhe Kryeinspektori i ISHSH, Eltar Deda.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Bakaj theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton në zbatim të Ligjit Antiduhan duke nënvizuar se “Inspektorët e AKU-së në të gjithë vendin, do të kenë tolerancë zero për shkelësit e ligjit antiduhan ndërsa inspektimet do të shtrihen në të gjithë vendin, përgjatë ditëve në vijim”.

Advertisement