Këngëtari siguri vendin e 11-të të vendit tonë në spektaklin e Eurovizion-it dhe duket se e ka bërë më shumë se krenar Eugentin.
Pas këtij suksesi Bushpepa ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh falenderuesimet për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë.
“Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Europë!”-ka shkruar Genti në llogarinë e tij personale në “Facebook”.
Performanca e tij mbrëmjen e së shtunës elektrizoi mbarë skenën dhe nga e gjithë kjo eksperiencë këngëtari duket se është kthyer me mijëra fansa të shtuar nga bota.