Pas Dj Diplos, producenti me famë botërore marroset pas Era Istrefit

Fama e Era Istrefit ka kaluar kufijtë prej kohësh. Por duket se përpos fansave, Era iu ka rrëmbyer zemrën dhe artistëve të famshëm. Pas Dj Diplos, dhe kantautori britanik me famë botërore, Julian Perretta ka komentuar në një nga postimet e këngëtares. Era ka publikuar 3 foto në Instagram kantautori dhe producenti i njohur i ka shkruar: “Fotoja e dytë më shkaktoi atak kardiak!”, ndërkohë që në një koment më poshtë i dërgonte emoji me zemra. Ndërkohë që Era nga ana tjetër ia ka kthyer komentin me disa emoji duke qeshur me lot. Fillimisht ishte DJ Diplo ai i cili publikoi një foto krah këngëtares pranë së cilës shkruante: “Femrat kosovare po sundojnë botën.” Përpos kësaj ai komenton herë pas here në profilin e këngëtares, madje para pak kohësh i shkroi se do divorcohej për të. 

auto_Era_Istrefi_dhe_julian_Perretta1543174825

Advertisement

/Opinion/