Pas deklaratës së tij, Kanye West publikon bisedën me The Weeknd! Ç’po ndodh mes dy artistëve?

The Weeknd bashkëpunoi me shumë artistë për “After Hours”, siç ishin Oneohtrix Point Never, Lil Uzi Vert dhe Ariana Grande. Por duket se ka ende artistë të tjerë me të cilët ai do të donte të bashkëpunonte, duke përfshirë këtu edhe një bashkëpunëtor të mëparshëm. Në një intervistë për GQ, kur u pyet se me kë do të donte të punonte së shpejti, ai u përgjigj: “Do të më pëlqente të punoja me Arca. Arca është mrekulli. Do të më pëlqente të punoja përsëri me Kanye [West]. Sidomos në produksion.” West mban vulën e produksionit të “Tell Your Friends” të albumit të The Weeknd në 2005 “Beauty Behind The Madness”, ndërsa The Weeknd këndoi në “The Life Of Pablo” këngën “FML” dy vite më parë.

Sikur mos të mjaftonte deklarata e The Weeknd, Kanye West ka publikuar mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale një screenshot ku tregon bisedat e fundit telefonike. Mes tyre shihet se ai ka komunikuar disa herë dje dhe sot me The Weeeknd. Kjo ka ngritur dyshimet se dy artistët kanë bashkuar forcat për një këngë. Paraprakisht mendohet se projekti do jetë pjesë e albumit të Kanye “Donda” që pritet të lançohet më 5 gusht. Mezi po presim

Advertisement