Prej disa kohësh përflitej se Bora Zemani do të shkëputej nga Digitalb pas konflikteve që kishte patur me drejtuesit, derisa moderatorja e konfirmoi vetë largimin në gusht, në “Pushime on Top”.
“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri do të jem diku tjetër. Do të më mungojë gjithçka atje, njerëzit dhe miqësite. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua.”
“Bar skedina” ishte një prej stacioneve që Bora e drejtoi për disa sezone. Programi sportiv në Digitalb i është besuar tashmë Gea Brahës, ish-velina e Fiks Fare, e cila këtë të diel ka konfirmuar, përmes një fotoje nga “bari” i Digitalb se do të jetë ajo që do të menaxhojë “luftën” sportive prej këndej.
Gea ka postuar në Instagram një foto ku shkruan: “Bashkë do të shihemi në Bar Skedina. Falenderoj Digitalb që ma besoi këtë format.”