Pas arrestimit të Weinsten, një tjetër aktor akuzohet për ngacmim seksual

Harvey Weinsten u vetëdorëzua sot në polici për akuzat e dhunës seksuale që i shkatërruan karrierën.

Por pjesë e këtij skandali është bërë edhe aktori i famshëm Morgan Freeman, pasi është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj 8 grave. Sipas CNN thuhet se 8 femrat në fjalë pretendojnë se janë ngacmuar dhe kanë rënë pre e sjelleve të papërshtatshme të tij gjatë  xhirimeve të filmave “Going in Style” në vitin 2017 dhe në kompaninë e tij të produksionit Revelations Entertainment.

Advertisement

Një nga asistentet e produksionit ka rrëfyer se aktori prekte më duar, kërkonte masazhe dhe bënte komente mbi pamjen e jashtme.

Pavarësisht se këto akuza janë shumë të rënda, Morgan nuk ka reaguar ende.