Pas albumit “Witness”, Katy Perry tregon arsyen që e çoi drejt depresionit

Katy Perry është pjesë e kopertinës së “Vogue Australia” për muajin gusht, në intervistën e së cilës ka treguar situatën e vështirë që ka kaluar dhe që e çoi drejt depresionit.

Kjo lidhet pas publikimit të albumit “Witness” një vit më parë, suksesi i të cilit nuk ka rezultuar ashtu siç këngëtarja ka pritur.

“Gjatë vitit të kaluar kam vuajtur nga depresioni, sepse unë prisja shumë nga publiku dhe ata nuk reagun në mënyrën që unë kisha menduar…dhe kjo më ka thyer zemrën”, –ka rrëfyer këngëtarja. Megjithatë pas kësaj eksperiencë negative në jetën e saj, Katy u mundua që të mësonte diçka të re.

“Muzika është dashuria ime e parë dhe unë mendoj se Universi thoshte: ‘Ok, ti flet për dashurinë ndaj vetes dhe origjinalitetit, por ne duam të të vëmë në provë për të parë se sa shumë e do veten në të vërteë”, – ka shtuar këngëtarja.