Pas akuzave të Berishës, shoqërohet në polici Emiliano Shullazi

Friday, December 5, 2025

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni, policia ka kryer shoqërimin e Shullazit. Sipas Berishës, Shullazi ka kërcënuar kandidatin Koni, të cilit i ka kërkuar të tërhiqej nga gara për llogari të kryeministrit Rama.
Pritet që ai të merret në pyetje lidhur me kërcënimet në fjalë.
Nga ana tjetër, kandidati për rektor i UT-së, Mynyr Koni, deklaroi se do të vazhdojë garën, por nuk foli rreth kërcënimeve të Shullazit.

SourceBlitz
RELATED ARTICLES
- Advertisment -