Pas 6 vitesh e izoluar, supermodelja ndan të vërtetën tronditëse pas ndërhyrjes estetike

Dikur një nga njerëzit më të fotografuar në botë, supermodelja Linda Evangelista ka pothuajse pesë vjet që jeton në izolim. Tani ajo më në fund është gati të ndajë historinë e saj.

Evangelista, 56-vjeç, flet për People, për dhimbjen emocionale dhe fizike që ka lënë gjurmë në jetën e saj vitet e fundit, pasi ajo vendosi të bëjë CoolSculpting – një procedurë, e miratuar nga FDA, e “ngrirjes së yndyrnave”.

Advertisement

E promovuar si një alternativë joinvazive ndaj liposuksionit, e la modelen “të deformuar përgjithmonë” dhe “të shpërfytyruar”. Evangelista ngriti një padi në shtator ndaj kompanisë mëmë të CoolSculpting, Zeltiq Aesthetics Inc., për dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, duke pretenduar se ajo nuk ka qenë në gjendje të punojë që prej shtatë seancave të CoolSculpting, nga gushti 2015 deri në shkurt 2016.

“Më pëlqente të ngjitesha në pasarelë. Tani kam frikë të përballem me çdo njeri që njoh,” thotë ajo mes lotësh për PEOPLE. “Unë nuk mund të jetoj më kështu, në fshehje dhe me turp. Thjesht nuk mund të jetoj më në këtë dhimbje. Jam e gatshme të flas pas gjithë kësaj kohe.”

Brenda tre muajve pas trajtimeve, ajo filloi të vinte re fryrje në zonën e mjekrës, kofshëve dhe në gjoks. Të njëjtat zona që ajo do të donte të tkurreshin po rriteshin papritmas.

“U përpoqa ta rregulloja vetë, duke menduar se po bëja diçka të gabuar”, thotë Evangelista dhe ajo filloi të mbante dietë dhe të ushtrohej më shumë. “Arrita atje ku nuk po haja fare. Mendova se po humbisja mendjen”.

Në qershor 2016 ajo shkoi te mjeku i saj. “Unë po ulërija dhe i thashë: “Nuk kam ngrënë, jam e uritur. Çfarë po bëj gabim? Kur ai më diagnostikoi atë me hiperplazi dhjamore paradoksale (PAH), unë thashë: ‘Çfarë dreqin është kjo?’ Dhe ai më tha se nuk do të mbaja dietë dhe asnjë sasi ushtrimesh fizike nuk do ta rregullonte këtë.”

PAH është një efekt anësor i rrallë që prek më pak se 1 për qind të pacientëve që i nështrohen CoolSculpting, ku procesi i ngrirjes bën që indi dhjamor i prekur të trashet dhe zgjerohet.

Në një deklaratë për PEOPLE, një përfaqësues për CoolSculpting thotë se procedura “është studiuar mirë me më shumë se 100 botime shkencore dhe më shumë se 11 milionë trajtime të kryera në mbarë botën” dhe shtoi se efektet anësore të rralla të njohura si PAH “vazhdojnë të jenë të mirëdokumentuara në informacionin CoolSculpting për pacientët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.”

Ky është një kontrast mes Linda Evangelista-n që bota e njohu për herë të parë 30 vjet më parë. Me fytyrën e saj si Sophia Loren dhe ndjenjë instiktive drejt fotografisë dhe stilit, ajo grumbulloi rreth 700 kopertina revistash gjatë karrierës së saj dhe shërbeu si muzë për ikonat e industrisë si stilisti i ndjerë i Chanel Karl Lagerfeld dhe fotografi i njohur Steven Meisel. “Asnjë modele nuk ishte më super se Linda,” thotë kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour për PEOPLE. Wintour e vendosi Evangelista në kopertinën e revistës ikonike 11 herë.

Pjesa më e madhe e historisë së Evangelista tani ka të bëjë me rikuperimin e besimit dhe ndjenjës së saj për veten.

“Pse e ndiejmë nevojën t’i bëjmë këto gjëra trupave tanë? Gjithmonë e kam ditur se do të plakem. Dhe e di që ka gjëra nëpër të cilat kalon një trup. Por thjesht nuk e mendoja se do të dukesha kështu. Unë nuk e njoh veten fizikisht, por nuk e njoh më as si person.”

Por ajo mbetet optimiste se ndarja e traumës së saj do t’u japë ngushëllim të tjerëve që vuajnë nga situata të ngjashme.

Ajo thotë se kjo është një nga arsyet kryesore që ajo theu heshtjen e saj për herë të parë në Instagram vitin e kaluar.

E ndërsa Evangelista lufton çdo ditë për të rifituar atë që ka humbur, një gjë e thotë me siguri: “Nuk do të fshihem më”.