Pas 5 vitesh hatërmbetje, Mc Kresha pajtohet me Liberta Spahiun!

Në fakt nuk ishim në dijeni që reperi Mc Kresha dhe moderatorja Liberta Spahiu prej 5 vitesh nuk paskan folur me njëri tjetrin, e për rrjedhojë artisti gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka qenë më prezent në programin “Prive” që moderohet nga bukuroshja Spahiu.

Por duket se mëritë (që dyshja nuk kanë preferuar t’i zbulojnë) janë lënë mënjanë dhe në puntatën e kësaj të shtune reperi i njohur ishte mysafiri i Libertës në program. Ishte vetë e zonja e shtëpisë që gjatë prezantimit të personazhit të ftuar (Kreshës) tha se mungesa e tij në “Prive” këto vite ka qenë si shkak i disa keqkuptimeve, por që për fat të mirë tani janë sqaruar dhe gjithçka është në rregull!

Advertisement


Nga ana tjetër edhe Mc Kresha u shpreh se rëndësi ka që ai ndodhet në “Prive” dhe e kaluara duhet lënë pas.
“E kaluara me kujtime, e ardhmja me shumë plane”; u shpreh reperi.

/Bordo/