E nëse në vitin 1984 detyra ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar fëmijët që vdisnin urie në Afrikë, sot është radha e viktimave të tërmetit në Haiti. Në versionin e ri kanë marrë pjesë 70 artistë, midis të cilëve Celine Dion, Barbara Streisand, Kanye West, Pink etj. Jackson dhe Lionel Ritchie janë autorët e këngës, ndaj prezenca e tyre ishte absolutisht e nevojshme. Në videon e ditëve të sotme pjesëmarrja e Jackson konkretizohet në një duet prekës me të motrën Janet. Producenti i këngës ka thënë për Rolling Stone: ”Di që Lionel i është kërkuar të paktën 150 herë për t’a ribërë këngën dhe gjithnjë ka refuzuar. Por kur pa se ç’kish ndodhur në Haiti ndjeu se duhej t’a bëntë një gjë të tillë”.