Klubi i Partizanit ka afruar në ekip një sulmues të shumëkërkuar përgjatë këtyre muajve nga të gjitha ekipet e Superiores.

Mathew Boniface, 22-vjeçar, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit të “Trepça” 89, do të aktivizohet tashmë me 15 herë kampionët e Shqipërisë. Shtatlarti me shtetësi nigeriane në sezonin 2015 – 2016 ishte pjesë e qipriotëve të Aris Limasol.

Advertisement

Me të kuqtë, Boniface ka nënshkruar një kontratë deri në përfundim të sezonit 2017– 2018.
Prezantimi i sulmuesit nigerian do të bëhet në ditët e para të muajit janar 2017.

Me këtë goditje dhe përforcime të tjera që priten në këtë merkato, ekipi i Gaz Demit do të tentojë fitoren e kampionatit kombëtar që mungon prej 25 vitesh te ky ekip.

Kukësi dhe Skënderbeu janë rivalët e deritanishëm të të kuqve, që pritet të rivalizojnë njëri-tjetrin deri në ndeshjen e fundit për triumfin në kampionat.