Paris Hilton prezanton të dashurin miliarder me prindërit

Paris Hilton e ka marrë shume seriozisht lidhjen e saj të re me miliarderin, Thomas Gross.

Pas një periudhe pushimesh sëbashku, ajo e ka prezantuar atë me prindërit Richard dhe Kathy Hilton duke e quajtur Gross si “dashurinë e jetës së saj”.

Advertisement

Një burim i tha ekskluzivisht DailyMail.com se çifti ka dalë për darkë me prindërit e Hilton, javën e kaluar. Mamaja e 34-vjeçares e ka pëlqyer partnerin e ri të vajzës së saj dhe ka deklaruar se është e lumtur që ajo ka gjetur një kandidat kaq të mirë.