Ariana Grande kërkon sërish falje (VIDEO)

Ariana Grande kërkon sërish falje lidhur me videon e saj ku shfaqej duke lëpirë disa petulla në një dyqan dhe ku thoshte se urrente Amerikën, këtë herë nëpërmjet një video katër minutëshe.
“Doja të bëja një video për të kërkuar falje sërish lidhur me ndodhinë e petullave pasi më duket se herën e parë nuk arrita të shprehesha plotësisht për ndjenjat e mija dhe se sa keq më vinte për ndodhinë. Pra, ja ku jam duke kërkuar sërish falje.”
“Kurrë nuk jam ndjerë më krenare që jam amerikane, sinqerisht. Kur pashë veten time në atë video nuk më pëlqeu dhe u ndjeva e neveritur. Kur shikon veten që sillesh në një mënyrë të caktuar mendon të mos sillesh më kurrë ashtu. Unë dëshiroj të jem ndikim pozitiv për të gjithë dhe më vjen shumë keq që ju kam zhgënjyer”, thotë këngëtarja.

https://www.youtube.com/watch?v=8G6BNwueFdg

Advertisement