Paris Hilton dhe Chris Zylka nuk do të martohen në datën e saj të preferuar…
Çifti kka shtyrë dasmën dhe tani po planifikojnë të martohen në pranverë.
Muajin e kaluar u përhapen lajmet se çifti ishte duke planifikuar martesën, por duket se gjithçka është anuluar për shkak të axhendës së ngjeshur.
“Paris donte të martohej në datën 11 nëntor (11/11). Kjo ishte data e saj e preferuar, por ka shumë gjëra për të bërë. Midis punës dhe orareve të saj të udhëtimit nuk ka kohë të mjaftueshme për të organizuar dasmën ashtu siç donte ajo, si një “reality-show””, tha një burim për “E! News”.
“Ajo është e vendosur që të martohet, kështu që kjo do të ndodhë patjetër, por jo aq shpejt sa ishte shpresuar. Tani ka planifikuar të martohet në pranverë”, shton i njëjti burim.