Selfie-t janë bërë një ritual i pandryshueshëm i përditshmërisë sonë. Aq shumë sa 21 qershori është shpallur dita botërore e selfie-ve. Megjithatë, ajo ka ekzistuar edhe para viteve ´2000 . I pari që e ka realizuar ka qenë fotografi amerikan Robert Cornelius. Thuhet që edhe Anastasia Nikolaevna, e bija e carit të Russisë Nikolla II, realizonte autoshkrepje para pasqyrës me aparatin e saj Kodak.
Por Paris Hilton mendon se është ajo që e ka kthyer selfie në një modë. Në ditën botërore të selfie, disa vite më parë, ajo ka postuar një foto me Britney Spears të vitit 2006 duke shkruar se ajo dhe Britney e shpikën selfie-n. Në një intervistë të po atij viti ajo është shprehur për W Magazine se bënte autoshkrepje që fëmijë, me një aparat njëpërdorimësh.
E vështirë ta themi nëse ka qenë Hilton që e ka shpikur atë, por sot selfie është pjesë e jetës së përditshme të çdo njeriu: dhe në çdo moment jemi gati për selfie-n perfekte! Dhe truket sipas disa ekspertëve janë: qëndroni në dritë natyrale, mos krijoni hije poshtë hundës dhe rreth syve, qëndroni lehtë në profil dhe pozicionojeni celularin më lart se sytë. Tani bëhuni gati për plot like!