Një televizion egjiptian duket se e ka kaluar masën me shakanë që i ka bërë trashëgimtares Paris Hilton.
Në videon e publikuar shfaqet Hilton në një avion të vogël së bashku me disa persona të tjerë.
Papritur ndihet një erë e keqe dhe bie alarmi ndërsa shihet Paris që nis të qajë.
“Normale është kjo? Cfarë po ndodh?”, pyet ajo.
Më pas një burrë hap një derë në anë të avionit merr njërin prej pasagjerëve dhe hidhet.
Trashëgimtarja ndërkohë fillon të bërtasë e frikësuar se nuk dëshiron të hidhet.
Sigurisht avioni ulet në siguri të plotë ndërsa Hilton vijon të qajë deri në momentin që njëri prej pasagjerëve i zbulon asaj se e gjitha ka qenë një shaka.

https://www.youtube.com/watch?v=dg_Bo9iaykw

Advertisement