Kendall Jenner më e “pëlqyera” në botë

Kendall Jenner është zyrtarisht më e famshme se Kim Kardashian, të paktën në Instagram .

19 – vjeçarja ka thyer rekordin për foton më të pëlqyer në rrjetin social, që deri më tani mbahej nga motra e saj e madhe, Kim.

Advertisement

E shkrepur në Maj, foto ka plot 2.4 milionë pëlqime, duke ia kaluar kështu fotos ikonë të martesës së Kim dhe Kanye.

Siç shkruan Huffingtonpost, ishte vetë Kendall e cila e njoftoi këtë rekord të ri në profilin e saj në Twitter.