Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Rona Nishliu i dha fund beqarisë në një ceremoni të fshehtë.
Edhe pse është treguar shumë diskrete sa i përket jetës së saj private, është miku i saj grimeri , Arbër Bytyqi ai i cili e ka bërë të ditur këtë lajm teksa ka publikuar fotografi nga dita me e rëndësishme e Ronës.
“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, ka shkruar Arbëri duke mos dhënë më shumë detaje.
Rona, e grimuar nga Arbër Bytyqi, ka zgjedhur të duket e freskët dhe e thjeshtë.
Ajo dhe tashmë bashkëshorti i saj, Fior Agalliu, u lidhën në 2013-n. Rona nuk foli kurrë publikisht për lidhjen e tyre. Sidoqoftë, ata fotografoheshin shpesh bashkë rrugëve të Tiranës a në evente publike.