Sipas Institutit të ngjyrave “Pantone”, 2019-ta do të jetë “Një koral që jeton”, një ngjyrë që prezanton një shprehi të gëzueshme dhe nevojën tonë të brendshme për optimizëm. Korali që jeton teknikisht është një “nuancë e koralit me një ton floriri”, disa nuanca poshtë rozës, por më e butë se ngjyra e kuqe. “Pantone” tregon gjithashtu se ngjyra që ata kanë përzgjedhur thekson një thesar mjedisor që po kërcënohet: ‘Korali që jeton’ të kujton sesi koralet janë strehëz e një diversiteti ngjyrash. Është një ngjyrë fantastike për buzëkuq dhe një ngjyrë fantastike për të thyer ngjyrën bojëqielli në një dhomë gjumi me dekor minimalist. Kjo ngjyrë shkon gjithashtu me bizhuteri gold dhe çanta të mëdha prej kashte. Shfletoni galerinë më poshtë me disa objekte fantastike në këtë ngjyrë. /ATA/