Pandemia shtyn sërish premierën e filmit të ri të James Bond

Shtyhet për herë të dytë shfaqja e filmit të ri të spiunit më të famshëm, James Bond.

Premiera e filmit “No time do die” u shty për herë të parë nga muaji prill në nëntor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Advertisement

Megjithatë kompania prodhuese ka vendosur ka vendosur ta shtyjë për në prill 2021 shfaqjen e tij duke thënë se ai meriton të shihet nga një audiencë botërore.

“E kuptojmë që fansat tanë do të mbeten të zhgënjyer, por po shohim mundësinë që ta ndajmë filmin e ri vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“No time to die” është seria e 25 e serisë Bond dhe shënon shfaqjen e fundit të aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit sekret 007.

Trailer-i i filmit dhe kënga e Billie Eilish tashmë janë publikuar pasi këngëtarja ka nxjerrë dhe klipin pa e ditur se premiera e filmit do të shtyhej sërish./Opinion.al