Pas 10 vitesh bashkë Elia dhe Princ Leka do të bëhen prindër për herë të parë

Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka, janë martuar në vitin 2016, në një dasmë përrallore e cila pati shumë të ftuar të njohur.

Historia e tyre e dashurisë ka filluar shumë më pare se sa martesa. Të dy janë njohur në vitin 2010 në Paris.

Që nga moment i dasmës së tyre është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme por asnjëherë nuk është konfirmuar.

Tani çdo gjë është konfirmuar nga disa fotografi të cilat i ka publikuar “Panorama Plus”. Elia është në pritje të ëmbël. Veshur me një fustan me lule dorë për dore me princin e saj duke shëtitur, mund të shihet qartë barku i saj i rrumbullakosur.