Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka marrë nënshtetësinë kosovare. Ai e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falenderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër”, shkruan Majko, i cili morri pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.