Black Eyed Peas do të ribashkohen

Katërshja e grupit Black Eyed Peas do të ribashkohet dhe kjo nuk është një shaka.
Will.I.Am, Fergie, apl.de.ap dhe Taboo, të cilët u ndanë pesë vite më parë, kanë njoftuar se do të rikthehen bashkë për të bërë më shumë muzikë si grup.
Ka qenë Will.I.Am ai që e ka konfirmuar lajmin: “Po… do të ketë një ribashkim të Black Eyed Peas.”
Madje Will është shprehur i trishtuar që grupi u nda asokohe.
“Ne duhet të ishim gjithmonë grup. Nuk duhet të ishim ndarë”, ka thënë ai.

Advertisement