Së paku 207 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti 7,3 ballë që ka goditur ditën e sotme kufirin verior mes Iranit dhe Irakut.
Numri i të plagosurve ka shkuar në 2,500 dhe pritet që të rritet ende. Shumica e atyre që humbën jetën ishin në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit. Xhamitë në qytet kanë bërë lutje përmes altoparlantëve.
“Isha duke ngrënë darkë me fëmijët e mi, kur papritur ndërtesa filloi të dridhej. Fillimisht mendova se ishte një bombë e madhe, por më pas dëgjova dikë rreth meje i cili bërtiti “tërmet!”, është shprehur një prej banorëve në Bagdad.