Dhe pse Pamela Anderson është shkëputur disi nga kinematografia, ajo mbetet padiskutim një nga femrat më të bukura të ekranit.
Për herë të fundit aktoren 50 vjeçare e kemi parë në fund të filmit të ri të “Baywatch (2017)”, ku ajo bëhet pjesë vetëm një fragment në fund, për të treguar që “Bayatch”-in e vërtetë e ka bërë ajo me David Michael Hasselhoff, i cili gjithashtu bëhet pjesë në një fragment të shkurtër në filmin e ri.
Filmi i parë i “Baywatch” është luajtur në vitin 1989 dhe ka pasur një sukses shumë të madh. Aty ishte dhe momenti që Pamela u kthye në një person shumë të dashur për publikun dhe me siguri ju ka munguar shumë këto kohë. Por, ajo u rikthye sërish, dhe shumë fuqishëm në fakt. Pavarësisht moshës bjondja 50 vjeçare ka realizuar një set fotografik, ku ka nxjerr në pah format e saj trupore dhe duket super seksi. Fotot provokuese janë realizuar për revistën “King Kong”.
Kjo grua është vërtetë fenomet dhe duket se nuk do të plaket kurrë!