Në një intervistë për “Good Morning Britain“, e ftuara Pamela Anderson, mes pyetjesh e intrigash për jetën e saj si modele apo aktiviste, është pyetur edhe për romancën e përfolur me Julian Assange, “kokën” e WikiLeaks.
Nga reagimi i seks simbolit, ajo duket se është kapur e pa përgatitur për këtë temë, duke e shprehur me një sjellje të çuditshme dhe një përgjigje që nuk priej aspak…
“Kam adventura romantike ngado që shkoj. Po, jemi shokë. Shumë. E dua Julian-in. Është një nga personat më interesantë që kam njohur. Është kaq trim. Dhe pastaj, nuk ka gjë më seksi sesa të guxosh,” pranoi ajo.
Piers më vonë, e pyeti menjëherë nëse ajo kishte lidhje romantike me Julian: “Nuk do ta quaja romancë. Kam romancë në jetë. A mundet një mashkull të bëjë çdo gjë? Këtë dua të di. Një për të biseduar dhe një tjetër si dashnor. Jam kaq me fat.”
E pyetur nëse ishte e dashuruar me Julian, Pamela u përgjigj: “E dua. Jo. Kam një partner romantik.”
Pamela e mbyll duke thënë: “Jam e dashuruar tani dhe e kam harruar të shkuarën. I jetoj ditët, si të jenë të fundit. Jam e lumtur tani.”