Pakistan – 11 të vrarë nga sulmi me raketë

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave raketa e qëlluar nga një avion pa pilot goditi një shtëpi në një fshat rreth 25 kilometra larg qytetit Miran Shah. Autoritetet deklaruan se dyshohej që në shtëpinë e sulmuar fshiheshin militantë. Rajoni është konsideruar si parajsa e guerrilasve talebanë dhe terroristëve të Al Kaedës dhe është sulmuar shpesh nga avionët pa pilotë. Muajin e kaluar numri tre i Al Kaedës, Mustafa Abu al Yazid, i mirënjohur si sheiku Said al Masri, dyshohet se u vra në të njëjtën zonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -