Kosovë – Kërkohet hetim për varret masive

Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, e cila citon zëvendëskryeministrin kosovar Ramë Manaj. Sipas këtij të fundit, kërkesa i është parashtruar qeverisë maqedonase përmes kanaleve diplomatike. “Ajo që Kosova i kërkon Maqedonisë është nisja e një hetimi mbi ekzistencën e e këtyre varreve, ku mund të jenë varrosur qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar Manaj. Numri dy i qeverisë së Prishtinës ka shtuar se dyshohet që në këto varre të ndodhen trupat e 30 ose 60 kosovarëve të vrarë gjatë luftës.

Advertisement