Pak para ndeshjes, ndahet nga jeta papritur kapiteni i Fiorentinës

Mbrojtësi i kombëtares Italiane të futbollit, Davide Astori u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak.

Që prej 2016-ës Astori lunate dhe me Fiorentinën ku kishte dhe pozicionin e kapitenit e skuadrës. Futbollisti është gjetur pa jetë ne dhomën e hotelit në Udine, ku ishte akomoduar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe ishin në pritje të ndeshjes së sotme me Udinesen.

Advertisement