Filmi “Get Out” një hap larg çmimit në Oscar

Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të ndarjeve të çmimeve Oscar, filmi “Get Out2 ka hadhur hapin e parë, duke fituar çmimin e filmit më të mirë në “Film Indipedent Spirit Awards”.

Kjo është një ceremoni që mbahet në prag të çmimeve Oscar dhe në katër vitet e fundit, filmi që ka fituar “Spirit Awards” ka fituar edhe çmimin Oscar.

Advertisement

Jordan Peele u shpall regjisori më i mirë falë punës së tij pikërisht në këtë film horror. Kur u pyet nëse filmi i tij mund të fitonte edhe çmimin e madh të së dielës, Peele tha: “Sot ishte sot, nesër është nesër”.

“Spirit Awards” vlerëson filmat me buxhet të ulët (20 milionë dollarë ose më pak). “Get Out”, filmi që tregon historinë e një djali me ngjyrë që përjeton një makth të vërtetë kur takon familjen e të dashurës së tij të bardhë, kishte një buxhet prej 4.5 milionë dollarësh dhe grumbulloi 255 milionë dollarë në “box office”.