Paisjet e palestrës me baktere, 400 herë më shumë se tualeti…

Një studim i fundit zbulon se pajisjet e palestrës janë të mbushura me baktere të shumta, duke paraqitur rreziqe shëndetësore për ata që shkojnë në palestër.

Studiuesit nga FitRated mblodhën mostra nga 27 makineri të gjendura në palestër dhe gjetën më shumë se një milion mikrobe për inç katror në secilën pjesë të pajisjes. Baktere si koka gram-pozitive, të cilat mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës, dhe shufra gram-negative rezistente ndaj antibiotikëve u zbuluan në biçikleta dhe pesha të lira.

Advertisement

Peshat e lira përmbanin 362 herë më shumë mikrobe se një ulëse tualeti, ndërsa pjesët e tjera kishin 74 herë më shumë baktere sesa rubineti i banjës publike.

Studimi thekson se bakteret lulëzojnë në pajisjet e palestrës për shkak të përdorimit të shpeshtë të tyre nga shumë njerëz. Pavarësisht se shumë palestra që ofrojnë peceta dezinfektuese, përdoruesit shpesh neglizhojnë pastrimin e pajisjeve para dhe pas përdorimit.

Ekspertët rekomandojnë dezinfektimin e makinerive, praktikimin e higjienës së mirë, shmangien e prekjes së fytyrës dhe larjen e duarve tërësisht për të reduktuar ekspozimin ndaj mikrobeve.

Për më shumë siguri, këshillohet gjithashtu ndërrimi i rrobave të palestrës menjëherë pas stërvitjes.

Për t’i shmangur këto baktere, i keni dy mundësi:

– Mos shkoni më asnjëherë në palestër

– Para se t’i përdorni paisjet, pastroni ato me letër antibakteriale, para dhe pas stërvitjes.